75 Mall Live Search
23:10 / E Hënë, 27 Maj 2024 / FR

Abdixhiku mirëpritet në Fushë Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është mirëpritur në Fushë Kosovë.

Abdixhiku, tha se nga bashkëbisedimi me kryefamiljarë në qytet, tek zyret e LDK-së në degë me anëtarësimin e 40 të rejave e të rinjve; nga takimi me familjarë në Bardh të Madh; tek vizitat nëpër biznese e ecja në mbrëmje në Sllatinë të Madhe.

Sipas tij, e djathta po merr mbështetje në çdo anë.

Postimi i plotë:

Fushë Kosovë, një ditë tjetër e mbushur plot me takime me qytetarë. Nga bashkëbisedimi me kryefamiljarë në qytet, tek zyret e LDK-së në degë me anëtarësimin e 40 të rejave e të rinjve; nga takimi me familjarë në Bardh të Madh; tek vizitat nëpër biznese e ecja në mbrëmje në Sllatinë të Madhe!

E djathta po merr mbështetje në çdo anë!

Lidhja Demokratike e Kosovës është platforma e vetme komunikuese e drejtëpërdrejtë me qytetarë tash e sa kohë. Kur LDK kthehet tek populli, ajo mbetet jo vetëm origjinale por dhe bëhet e fortë.

Me Besnikun, kryetarin e degës, e Burimin, kryetarin e Komunës, biseduam dhe për shtrirjen e aktiviteteve në një komunë që për 10 vite pothuajse ka dyfishuar popullsinë; nga 34 mijë në plot 64 mijë! Puna e mirë sjellë njerëz dhe jetë të mirë. Fushë Kosova mbetet e tillë!