75 Mall Live Search
07:33 / E Martë, 28 Maj 2024 / AR

“Afterparty” bëri bashkë kunatat, Borën e Heidin!

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur “Afterparty” I “BBVA”, ku ishin prezentë thuajse të gjithë ish-banorët.

Ajo çka mori vëmendje ishte edhe prezenca e Bora Zemanit.

Siç dihet për shumë vite ajo është në lidhje me Donald Veshaj dhe u pa nën shoqërinë e Heidit, e cila krijoi lidhje dashurie me Romeon gjatë qëndrimit në shtëpi.

Duket se lidhja mes tyre po bëhet familjare duke qenë kunata “IN”./Indeksonline/