75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 30 Maj 2024 / mp

Me tenderë njëburimorë, këta pronarë do t’i gëzojnë së shpejti shtëpitë e reja në veri

Ministria e udhëhequr nga ministri Liburn Aliut, Ministria e Mjedistit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, vazhdon të japë tenderë njëburimorë.

Për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive në veri në të dy tenderët ka vazhduar me procedurë të negociuar, shkruan Indeksonline.

Me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive në pjesën verioire të Mitrovicës ka shpërmbyler dy kompani.

 Sipas dosjes së tenderit të publikuar në platformën E-prokurimi për ndërtim të 11 shtëpive e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Limitproject Sh.P.K” me vlerë të kontratës mbi 63 mijë euro.

Lista e pronarëve të cilëve do të iu ndërtohet shtëpia.

Po ashtu edhe për renovimin e 4 shtëpive në veri të vendit me procedurë të negociuar pa publikim të kontratës kjo ministri e ka shpallur fituese kompaninë “Able Group Sh.P.K nga Prishtina me vlerë të kontratës 18 mijë e 255 euro.