75 Mall Live Search
20:10 / E Enjte, 30 Maj 2024 / FR

Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, vdes 60-vjeçari në Fier

Një 60-vjeçar ka vdekur në Fier, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë 60-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektriken, ndërsa ndodhej në banesën e tij, në fshatin Banaj, në Patos.

Sakaq grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. /abcnews.al/