75 Mall Live Search
13:11 / E Premte, 31 Maj 2024 / G T

Ferizaj i beson Abazit, i vazhdohet kontrata trajnerit që i futi në Superligë

Skuadra e Ferizaj ka vazhduar me trajnerin, Arsim Abazi edhe për edicionin 2024/25.

Abazi firmosi kontratë njëvjeçare duke fituar besimin e drejtuesve të klubit nga Ferizaj, shkruan Indeksonline

Trajneri Abazi pati sukses me ekipin e “Ujqve” ku në 18 ndeshje, arriti 16 fitore.

“FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë”, shkruhet në njofitmin e klubit

Kujtojmë që Ferizaj arriti futjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri, pasi u shpall kampion në Ligën e Partë./Indeksonline/