Lunin apo Courtois? Ancelotti zbulon se kush do të jetë portier në finalen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi nesër do të luaj finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Borusia Dortmundit.
Në konferencë për media, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka zbuluar se në portë për skuadrën e tij do të jetë Thibaut Courtois dhe jo Andriy Lunin, shkruan IndeksOnline.
Portieri ukrainas ishte në dyshime për finalen e madhe, pasi gjatë tërë javës ishte me grip, por megjithatë u përfshi në listën e Ancelottit.
“Thibaut Courtois do të fillojë nesër. Lunin do të jetë në stol dhe ne do të kemi Thibaut si portierin tonë të parë.”, deklaroi tekniku italian.
Ndeshja Borusia Dortmund – Real Madrid, do të zhvillohet të shtunën me 1 qershor, në stadiumin ”Wembley” nga ora 21:00./IndeksOnline/