75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 31 Maj 2024 / Gj. Sh

Agim Ademi takohet me legjendën e Manchester Unitedit, Sër Alex Ferguson

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me legjendën e Manchester Unitedit, Sër Alex Ferguson.

I pari i FFK-së, po qëndron në Londër, ku nesër do ta ndjek finalen e Ligës së Kampionëve mes Borusia Dortmundit dhe Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Ademi tha se Fergoson pati lavdata për futbollistët kosovarë, derisa ka kuajtuar edhe dy ndeshjet mes Kosovës dhe Anglisë dhe mikpritjen e ngrohtë që i është bërë “Tre Luanëve” në Prishtinë.

”Kënaqësi takimi me Sër Alex Ferguson në Londër.Sër Alex pati lëvdata për futbollisët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë.Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/