75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 31 Maj 2024 / Gj. Sh

Ronaldo mbetet pa trofe në Arabi, Al Hilal fiton ”King Cup”, Bono përsëri ”hero” (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka mbetur pa trofe prej se u transferua në Arabinë Saudite.

Në finalen e ”King Cup”, skuadra ku luan sulmuesi portugez, Al Nassr u mposht nga Al Hilal, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, derisa pas ekzekutimit të penalltive, Al Hilal fitoi me rezultat 5-4.

Portieri i Morokos, Bono, ishte hero i skuadrës së tij, duke pritur dy penalltit e fundit.

Ky është trofeu i dytë për Al Hilalin, pasi fituan edhe Kampionatin e Arabisë./IndeksOnline/