Shqipëria mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, grupit i bashkohet edhe Abrashi

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Austri para ndeshjes së nesërme.
Djemtë e Sylvinhos i dhanë dorën e fundit para miqësores kundër Lihtenshtejnit, shkruan Indeksonline
Në grumbullim u bashkua edhe mesfushori, Amir Abrashi – i cili u vonua për shkak se kishte punë me ekipin e tij zvicran.
Kujtojmë që ndeshja e nesërme zhvillohet në Hungari në stadiumin “Haladas SportKomplexum” nga ora 20:00./Indeksonline/