UEFA-ja publikon skuadrën e sezonit në Ligën e Kampionëve, Viniciusi lojtari i sezonit

UEFA-ja ka publikuar skuadrën e sezonit të Ligës së Kampionëve.
Vinicius Jr u shpall lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bellingham lojtari i ri më i mirë.
Në këtë formacion janë:
Gregor Kobeli në portë, Maatseni, Hummelsi, Rudigeri, Carvajali në mbrojtje, Vitinha, Sabitzeri, Bellinghami në mesfushë, ndërsa Viniciusi, Kane dhe Fodeni në sulm.
Kujtojmë se Real Madridi, fitoi Ligën e Kampionëvë për herë të 15-të këtë sezon, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-0 në Wembley./IndeksOnline/
