E konfirmon Ismet Munishi: Po, do të jem trajner i Dukagjinit të Klinës!

Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Dukagjinit të Klinës. Këtë e ka konfirmuar vet trajneri për Indeksonline.
Munishi nuk ka dhënë më shumë detaje por ka thënë se marrëveshja është arritur dje.
Te skuadra nga Klina, Munishi do të zëvëndësojë Armend Dallkun që për disa vjet ishte timonier i kësaj skuadre.
Munishi ishte i papunë në “zejën” e trajnerit që nga koha kur sezonin që lamë pas kishte ndarë rrugët me Ferizajn./Indeksonline/