Albin Kurti e bën një ëndërr realitet: Nuk mund ta besoja, orët me iknin si minuta…
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/447749186_1004907584336302_3316009278060964639_n.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një ëndërr realitet. Ai ka darkuar mbrëmë me shkrimtarin e famshëm turk, Orhan Pamuk.
Këtë takim Kurti as që e ka besuar dhe kur e ka bërë realitet orët i dukeshin si minuta.
“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurtin në njoftim./Indeksonline/