Djokovic ka gjasa ta dorëzoi çerekfinalen në “Roland Garos”

Novak Djokovic ka gjasa që të dorëzoi çerekfinalen në “Roland Garos”.
Tenisti ka thënë se ka një problem në gju dhe nuk është i sigurt nëse mund të vazhdojë garën.
“Kam disa javë që kam një shqetësim të vogël në gju. Për momentin nuk e di nëse do të luaj në çerekfinale, do të shohim. Kërkova trajtim nga fizioterapisti sepse ndjeva dhimbje. Kërkova disa qetësues dhe luajta pa dhimbje në setin e pestë, por efekti i barnave nuk zgjat përgjithmonë, kështu që do të shohim” ka thënë ai./Indeksonline/