Ikona e muzikës shtatzënë? Rrjeti “shpërthen” pas fotove të fundit të këngëtares

Lady Gaga, ka marrë vëmendjen më të madhe gjatë dasmës së motrës së saj Natali.
Pas fotove të fundit të publikuara në mediat e huaja, duket se rrjeti ka “shpërthyer” pasi dyshohet për një shtatzëni të mundshme të yllit të muzikës pop.
Format e saj trupore duket se kanë “tradhtuar” 38-vjeçaren, e cila mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë.
Në dasmën e motrës së saj, Gaga ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Michael Polansky, teksa fansat tashmë presin një reagim nga këngëtarja se si qëndron e vërteta.
