75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Spanja merr vendimin për trajnerin De La Fuente

Luis De La Fuente do të vazhdojë të jetë tekniku i Spanjës deri në Botërorin e 2026-ës, me Federatën Spanjolle të Futbollit që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me 62-vjeçarin.https://6aaaea210d62ac420a7087ffc646ec40.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Ky vendim erdhi vetëm pak ditë përpara startit të Europianit, aty ku Spanja do të ndeshet me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.

De La Fuente u emërua në krye të stolit “La Roja” në dhjetor të vitit 2022, menjëherë pas shkarkimit të Luis Enriques. Fitimi i Ligës së Kombeve në 2023-shin dhe paraqitja pozitive në fazën kualifikuese të Europianit, duket se i ka bindur drejtuesit e Federatës që të vazhdojnë bashkëpunimin me 62-vjeçarin.