75 Mall Live Search
23:33 / E Martë, 04 Qershor 2024 / MSH

Lajm i mirë për fansat, i jashtëzakonshmi “Tommy Shelby” po rikthehet

Një prej personazheve më të dashura për publikun, Tommy Shelby i serialit të famshëm “Peaky Blinders”, po rikthehet.

E dëgjuat mirë!

Pas suksesit të padiskutueshëm të serialit, Cillian Murphy nuk ka se si të hiqte dorë nga personazhi që e bëri të famshëm.

“Peaky Blinders” po rikthehet si film, dhe të gjithë dashamirët e karakterit Tommy Shelby do të kenë mundësinë të shohin edhe një herë të luajë.

Filmi do të bëhet nga Netflix, teksa nuk dihet se kur do të jipet premiera e tij.