75 Mall Live Search
15:18 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / S Z

Policia konfirmon se në veri po intervistohet gruaja e Millan Radojiçiqit

Policia e Kosovës është duke e intervistuar gruan e Millan Radojiçiqit, në njërin prej stacioneve policore në veri të Mitrovicës.

E dyshuara Ema Radojiçiq, po intervistohet në prani të avokatit të saj.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Konfirmojmë se në  stacionin në veri të Mitrovicës është duke u intervistuar në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani për Indeksonline.