75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Limaj për arrestimin e dy ‘spiunëve’: UDB në Kosovë është e zgjeruar

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar arrestimet e dy spiunave shqiptar në Kosovë.

Ai ka thënë se këto arrestime nuk janë asgjë e pazakontë, pasi shërbimet e shtetit tonë ballafaqohen me këso arrestime.

“Për mua asgjë nuk është e pazakontë, shërbimet tona të sigurisë janë në beteja të përditshme, vetëm këtë herë është ndryshe pasi është bërë publike është bërë arrestimi i tyre, përndryshe nuk është dicka e pazakontë”, tha ai në Kanal10.