Sot mbyllet konkursi për drejtor të ATK-së, a do të kandidojë Ilir Murtezaj?

Sot, më 7 qershor, në orën 16:00, mbyllet konkursi i hapour nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Sipas konkursit, drejtori ka mandat katërvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat, me vendim të kryeministrit, bazuar në performancën sipas rekomandimit nga ministri, pa zhvilluar procedurat e rekrutimit.
Përshkrimi i kualifikimeve, përvojës dhe aftësive të kërkuara:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; Të ketë diplomë universitare nga fusha e ekonomisë, juridikut apo në fusha të ngjashme, e lëshuar nga universitetet me programe të akredituara në
Republikën e Kosovës apo e nostrifikuar sipas legjislacionit në fuqi;
Të ketë tetë (vjet përvojë pune, prej tyre pesë (5) vjet përvojë në pozitë menaxheriale;
Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë;
Të mos jetë përjashtuar nga puna për shkelje të rënda disiplinore;
Të mos ketë konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e
Kosovës.
Ky konkurs është shpallur, më 8 maj dhe mbyllet sot në orën 16:00.
Ndryshe në krye të ATK-së që disa vjet duke i ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore është Ilir Murtezaj. Ky i fundit sipas burimeve të IndkeksOnlinet edhe pas shumë shkeljeve ligjore përgjatë mandatit të tij si drejtor i ATK-së, ka vendosur t’i nënshtrohet konkursit për këtë pozitë.
Shkeljet janë konstatuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) ku gjatë një periudhe të gjatë ishte ndëshkuar me 50 % të pagës si rezultat i moszbatimeve të KPMSHCK-së. Ky institucion për shkeljet që i ka bërë Murtezaj i ka njoftuar instancat më të larta si kryeministrin, kryeparlamentarin. IndeksOnline e ka siguruar edhe shkresën ku KPMSHCK-ja u është drejtuar institucioneve përkatëse./Indeksonline/


