75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Toni Kroosi e ka të ardhmen e sigurt, kjo është puna e tij e re pasi të pensionohet

Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos, ditë më parë e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit.

Kroosi tani i është bashkuar grumbullimit te Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e Euro-s 2024, që do të jenë të fundit si lojtar profesionist, shkruan Indeksonline

Mësohet se Toni Kroosi do të vazhdojë të punojë në ekipin “mbretëror” edhe pasi të pensionohet.

Kroosi do të punojë në akademinë e klubit të Real Madridit dhe e ardhmja e tij mund të jetë edhe trajner në të ardhmen e afërt./Indeksonline/