75 Mall Live Search
21:31 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Çfarë po paralajmëron Prishtina?

Klubi futbollsitik Prishtina, ka publikuar një video interesante, ku ka paralajmëruar për një transferim gjatë ditëve të ardhshme.

Kjo video ka ngjallur reagim të madh të tifozëve, duke lënë ata kurioz për këtë transferim, shkruan IndeksOnline.

Aty mund të dallojmë se bëhet fjalë për një person që karriera e tij është e pasur, pasi shihen disa shtete ku ishte në të kaluarën.

Italia, Franca, Algjeria, Greqia, Arabia, janë disa nga shtetet ku ishte më herët ”Mister X”.

Prishtina ka njoftuar se zyrtarizimi i tij do të bëhet i ditur së shpejti./IndeksOnline/