Real Madridi i ofron Nachos kontratë të re

Javën e kaluar, Real Madridi arriti ta fitonte për herë të 15-të trofeun e Ligës së Kampionëve.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe mbrojtësi spanjoll, NachoFernandez, i cili e fitoi këtë trofe për herë të gjashtë, shkruan IndeksOnline.
Gaztea spanjoll ”Marca”, raporton se Real Madridi po vazhdon punën për ta kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshë dhe dëshiron të vazhdoj kontratën me kapitetin edhe për një vit.
34-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2025 dhe sipas gazetës, klubi i ka dhënë afat kohor Nachos deri më 30 qershorin e ardhshëm, për ta vazhduar kontratën.
Në këtë pikë, Nacho është ende duke menduar se cili është vendimi më i mirë për të ardhmen e tij.
Ai ka oferta nga klubet e MLS, derisa ditët e fundit ka pasur interesim edhe nga skuadra arabe, Al Nassr./IndeksOnline/