Gjilani me një video epike paralajmëron trajnerin e ri

Skuadra e Gjilanit sot përmes një video të publikuar ka njoftuar se kanë gjetur trajnerin e ri.
Në vidou thuhet se prezantimi i tij do të ngrisë temperaturat në qytetinn e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.
”Mirmengjesi Gjilanas, duke kërkuar një tjetër ditë të bukur këtu në qytet, gjetëm se kush do të jetë trajner i ri i klubit të qytetit. Temperaturat aktuale shënojnë 10 gradë celcius, mirpo ato mund të ndryshojnë pas këtij informacioni.”, thuhet në videon e publikuar nga Gjilani.
Kujtojmë që pasi Gjilani arriti të mbijetojë në Superligë, ndau rrugët me trajnerin Gentian Mezani, ndërsa është raportuar se vendin e tij do të jetë Ardian Nuhiu./IndeksOnline/