75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 09 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Ardian Nuhiu prezantohet te SC Gjilani

Skuadra e Gjilanit është bërë me trajner të ri për sezonin 2024/25.

“Skifterët” kanë prezantuar trajnerin përmes një video interesante në rrjetet sociale dhe ai është Ardian Nuhiu, shkruan Indeksonline

Nuhiu rikthehet në futbollin kosovar, pasi dikur ishte trajner te rivali, Drita.

45-vjeçari gjatë karrierës së tij fitoi vetëm një titull dhe atë e bëri pikërisht te “Intelektualët”.

Kujtojmë që Nuhiu dikur ishte trajner edhe te skuadrat nga Maqedonia Veriore, si Shkupi dhe Shkëndija./Indeksonline/