Yamali s’i bën “hesap” Shqipërinë dhe Italinë: Kroacia është më e forta!

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal gjatë një interviste ka treguar se cili shtet është kundërshtari më i fortë për Spanjën në Grupin B të Euro 2024.
Yamal nuk i bën “hesap” dy shtetet, Italinë dhe Shqipërinë, duke thënë se Kroacia është më e rrezikshmja, shkruan Indeksonline
“Çdo ndeshje në Euro 2024 është shumë e rëndësishme. Por me Kroacinë do të jetë më e rëndësishmja. Kroacia ka një ekip të fortë, është e fortë në garat e mëdha dhe do të jetë e vështirë që ta mposhtim. Ka shumë përvojë dhe ne jemi të vetëdijshëm se na pret një nga ndeshjet më të vështira”, u shpreh Yamal
Kujtojmë që Spanja kundërshtarin e parë do ta ketë pikërisht Kroacinë, kurse ndeshja tjetër e Grupit B është ajo mes Italisë dhe Shqipërisë./Indeksonline/
