75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 14 Qershor 2024 / L K

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Kaçanik

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera në Kaçanik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitit për deminim i FSK-së dhe kanë tërhequr mjetet pa ndonjë incident, përcjell IndeksOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, ka njoftuar PK-ja.