75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Granit Xhaka: Një titull me Leverkusenin është më i veçantë sesa të bëhesh kampion me Bayernin

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë një intervistë për Blick.ch ku flet për sezonin me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Xhaka u shpall kampion i dyfishtë, duke fituar DFB Pokalin dhe Bundesligan, shkruan Indeksonline

“Kur isha në Basel, ishim numri një në Zvicër, nuk duhet ta diskutojmë gjatë. Me Baselin fitova dy tituj kampion dhe një herë kupën. Por, kjo pritej nga ne.

“Verën e kaluar u transferova ne një klub, që kishte nofkën Vizekusen, i cili ka pasur gjithmonë lojtarë të veçantë dhe skuadra të mira, por kurrë nuk ka mundur të fitojë asgjë në dekadat e fundit.

“Të fitosh një trofe me një klub si ky është diçka e veçantë sesa të bëhesh kampion i Gjermanisë me Bayern Munchen”, u shpreh Xhaka gjatë një interviste

Kujtojmë që nesër, Granit Xhaka me fanellën “Helvetike” luan ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Hungarisë./Indeksonline/