Capello: Çfarë lojtari me personalitet, më kujton Sergio Ramos

Riccardo Calafiori është një nga risitë e Italisë në Euro 2024.
Mbrojtësi vjen nga një sezon fantastik me Bolognën, skuadër me të cilën siguroi një kualifikim historik në Champions League.
22-vjeçari bëri mirë në fitoren 2-1 kundër Shqipërisë në “Signal Iduna Park”, ndërkohë që i surprizuar ka mbetur Fabio Capello.
Ish-trajneri thekson se Calafiori i kujtoi Sergio Ramos.
Më impresionoi personaliteti i Calafiorit në Dortmund.
Nuk dukej fare si një debutues në Europian.
Tregoi shkathtësi me topin në këmbë. Më kujtoi Sergio Ramos, i cili gjithashtu luantë në krah në fillimet e tij.
E më pas u shndërrua në qendërmbrojtës. Njësoj si Calafiori.
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se Ramos nuk ishte aq i ashpër, u bë me kalimin e viteve”, shprehet Fabio Capello./oranews.tv