75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / LB

Këta janë kundërshtarët potencial të FC Ballkanit për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës FC Ballkani do të ketë të “lehtë në letër” ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Xhebrailat” kanë mësuar pesë kundërshtarët e mundshëm, ku tre prej tyre janë skuadra shqiptare.

Ballkani do të gjendet në vazon e parë, ndërsa kundërshtarë mund ta ketë Hamrun Spartans, FC Strugën, FK Deçiq, KF Egnatian ose Santa Coloma.

Asnjëra nga këto skuadra nuk është nivel më i lartë se kampioni i Kosovës, prandaj ekziston mundësia e madhe që të arrijë në raundin e dytë kualifikues.