Fillon dueli i fundit i mbrëmjes së sotme, Austri-Francë

Austria dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në Dyseldorf për të luajtur dhe takimin e fundit për ditën e sotme.
Skuadra e Ralf Ragnick kërkon të jetë një nga surprizat e këtij kompeticioni dhe këtë gjë është gati ta nisë që nga dueli me nënkampionët e Botës.
Nga ana tjetër, “Gjelat” e udhëhequr nga Mbappe në krye të sulmit kërkojnë të jenë ata që në fund të ngrenë trofeun.