Befasia e radhës nga Llapi, transferon Muhamet Useinin
Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.
Useini bëhet pjesë e Llapit pas eksperiencës dy-vjeçare me FC Prishtinën, me të cilët u paraqit në 72 ndeshje zyrtare dhe arriti t’i realizoj 3 gola.
Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër dhe menjëherë është bashkuar me grupin në përgatitjet e garave evropiane. /IndeksOnline/