75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Mësohet se kush do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Gjermani-Zvicër

Tashmë është bërë e ditur se kush do të ndaj drejtësinë në ndeshjen mes nikoqirit Gjermanisë dhe Zvicrës.

Bëhet fjalë për italianin Daniele Orsato, të cilës UEFA ia ka besuar të ndajë drejtësinë në ndeshjen e fundit të grupit A.

Për Orsaton, është ndeshja e dytë që ndan drejtësinë në këtë Kampionat Evropian pasi që ka gjykuar edhe ndeshjen Angli-Serbi.

Kujtojmë që Gjermania nikoqire, ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-tave të finales pas fitores ndaj Hungarisë me rezultat 2-0, dhe ndeshja ndaj Zvicrës është mundësi e mirë për nikoqirët që të grumbullojë të gjitha pikët./IndeksOnline/