75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Në Kroaci po ndryshohet ligji për prostitucion, do të aplikohet modeli suedez

Një grup pune ndërsektorial i formuar pranë Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me ekspertë, profesorë universitarë, shkencëtarë, përfaqësues të agjencive ligjzbatuese dhe shoqatave joqeveritare, ka analizuar ligjin ekzistues në Kroaci të qetësisë publike, ligj i cili rregullon edhe prostitucionin.

Pas një diskutimi disa javor është propozuar që legjislacioni kroat të marrë modelin suedez. Sipas këtij modeli, për prostitucion nuk dënohen prostitutat, por vetëm klientët.

Ministri i Brendshëm, Davor Bozhinoviq pritet të paraqesë së shpejti propozimin në Kuvend./Indeksonline/