75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / Gj. Sh

Arrihet marrëveshja, Nacho nënshkruan me ekipin nga Arabia Saudite

Kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez raportohet se ka nënshkuar një kontratë të re me Al-Qadsiah në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund epokës së tij në Santiago Bernabeu.

Nachos i ka skaduar kontrata këtë verë dhe ka qenë i lirë të negociojë me klube të tjera që nga janari, por duket se ka bërë thirrjen përfundimtare për t’u larguar nga klubi i zemrës së tij përpara Euros.

34-vjeçari do të fitojë rreth 10 milionë euro në vit për marrëveshjen e tij dyvjeçare, për të cilën Marca thotë se u nënshkrua të hënën në mëngjes. /IndeksOnline/