Reprezentuesi i Bosnjës nënshkruan me Suharekën

FC Suhareka duket se e ka marrë me seriozitet inkuadrimin në Superligë.
Suhareka, është përforcuar në repartin e sulmit me boshnjakun Ajdin Nukic, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.
Nukic, ka luajtur për skuadra si Slaven Zivinice, si dhe ishte për shumë vite pjesë e Tuzla City, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës./IndeksOnline/