Lajm i keq për Southgate, Phil Foden largohet nga kampi, rikthehet në Angli

Phil Foden e ka braktisur kampin e Anglisë në Kampionatin Evropian.
Futbollisti i Manchester Cityt, është rikthyer në vendlindje, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”BBC”, Foden ka braktisur përkohësisht kampin anglez për arsye familjare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Anglisë, i cili ka thënë se largimi i tij është i përkohshëm dhe pritet të rikthehet para ndeshjes së 1/8 së finales që luhet të dielën./IndeksOnline/