E ndali festën në gjysmë, vetëm për ta përqafuar Ronaldon
Kombëtarja e Gjeorgjisë shënoi fitore 2:0 ndaj Portugalisë duke shkruar historinë me kualifikim tutje në Euro 2024.
Khvicha Kvaratskhelia ishte heroi i kësaj ndeshje, duke shënuar një gol, shkruan Indeksonline
Kur përfundoi ndeshja, lojtari i Napolit filloi të festonte me bashkëlojtarët e tij, por në fakt festën e tij e ndali në gjysmë.
Ai u ndal dhe shkoi drejt Cristiano Ronaldos për ta përshëndetur.
Ylli portugez ia dha fanellën e tij më pas, duke e bërë të lumtur Kvaran, i cili është tifoz i madh i Ronaldos./Indeksonline/
Kvaratskhelia foi cumprimentar Ronaldo antes de ir festejar com os colegas 🤝pic.twitter.com/e0HkpTZcXe
— B24 (@B24PT) June 27, 2024