Bëj seks me një grua të martuar, por janë edhe katër meshkuj në jetën e saj!
Një burrë i martuar ka treguar për The Sun historinë e tij të dashurisë me një grua të martuar. Ai ka thënë se pavarësisht se e dinte që ajo është e martuar, nuk mund ta linte atë.
Burri thotë se ajo e kënaqte në shtrat, por pas një kohe doli diçka që e prishi marrëdhënien e tyre, transmeton Indeksoline.
Ky është tregimi i 28 vjecarit:
Mendova se ne dy kishim diçka shumë të mirë që po përjetonim.
Unë jam një 28 vjeçar dhe ajo është 30 vjeçare, u takuam një natë në klub dhe ajo tregoi interesim për mua.
Biseduam, vallëzuam e u puthëm, kurse të nesërmen dolëm për drekë.
Ajo thoshte së vërtet i pëlqej, erdhi disa herë në banesën time dhe bëmë seks për herë të parë, për të vazhduar me disa herë të tjera.
Të gjithë më thoshin se ishte e martuar se duhet të largohem nga ajo etj. Një ditë se kishte burrin aty dhe më ftoi në banesën e saj. Pasi bëmë seks ajo doli për të blerë cigare dhe e la llaptopin e ndezur.
Unë si kureshtar nuk munda të qëndroj i qetë dhe hyra në Facebook-un e saj, për ta kontrolluar. Por, mbeta i shtangur nga ajo që pash.
Ajo kishte tërë ato biseda në Facebook, po i shkruanin shumë meshkuj, me të cilët po përjetonte të njëjtat gjëra sikurse me mua.
Unë i thash asaj kur u kthye se çka pash, por ajo më tha se meshkujt që i shkruanin kërkonin të ishin me të dhe të kryenin marrëdhënie, por kjo nuk donte. Unë nuk i besova kësaj gjëje.
Dola nga banesa e saj dhe nuk i telefonova më. Qëndrova me orë të tëra me makinë para shtëpisë së saj duke e përcjell.
Pash që vinin meshkuj e nuk dilnin me orë nga shtëpia e saj. Ajo po na mashtron të gjithëve.
Javën e kaluar ajo më tha se nuk mund të takohej me mua sepse ishte e sëmurë, por unë pasha foto të saj në Facebook me një mashkull tjetër.
Ajo thotë se nuk dëshiron të më humb dhe kërkon të më shoh prapë, por nuk e di se cfarë të bëj.
Kjo është përgjigja e psikologes:
Nëse jeni duke kërkuar dikë për marrëdhënie afatgjatë, atëherë po shihet qartë se kjo nuk është vajza e duhur.
Duket sikur martesa e saj e ka bërë atë të bëj një jetë të mjerueshme dhe të dal me meshkuj tjerë për të ikur nga realitet. Ajo duhet të vendos se çka dëshiron, nëse do të qëndroj me burrin e saj, do të jetë më mirë për ty të ndaheni.
Nëse mendoni se ajo e juaja është një gjë e mirë, jepini ultimatum asaj që të vendos mes jush dhe burrit. /Indeksonline/