Dalin pamjet, futbollisti turk provokoi kundërshtarët çekë dhe më pas filloi “përleshja”
Kombëtarja e Turqisë arriti të kualifikohet në raundin eliminim/direkt në Euro 2024 pasi mposhti 2:1 Republikën e Çekisë.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët turkë dhe çekë u fjalosën me njëri-tjetrin dhe gati sa nuk “krisi” boksi, shkruan Indeksonline
Disa pamje të reja janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet edhe arsyeja e “përleshjes” mes dy kombëtareve.
Ishte një lojtar turk që vrapoi për të festuar përreth këmbëve të futbollistit çek.
Nga ky moment, lojtarët u kapen mes vete.
Kujtojmë që Kombëtarja e Turqisë do të luaj ndaj Austrisë në rrethin eliminim/direkt, kurse Çekia u eliminua nga Euro2024./Indeksonline/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) June 27, 2024