Lojtarët danezë kishin frikë nga rrufeja, zbulohet arsyeja pse kërkuan ndalimin e ndeshjes
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/33222.jpg)
Ndeshja Gjermani-Danimarkë u ndërpre për disa minuta në pjesën e parë për shkak të kushteve atmosferike dhe rrufeve në Dortmund, teksa ishin danezët ata që e kërkuan ndërprerjen te kryesori Oliver.
Trajneri Hjulmand kur ka qenë trajneri i Nordsjaelland dhe në vitin 2009, lojtari i tij në atë kohë, Xhonatan Rihter humbi njërën këmbë dhe qëndroi për afro dy javë në koma pasi u godit nga rrufeja në takimin Hvidovre-Nordsjaelland.
Një arsye e fortë që në fund u aprovua edhe nga arbitri dhe pasi gjendja u stabilizua në Dortmund ndeshja rifilloi përsëri.
![Struck by Lightning: Jonathan's Story](https://i.ytimg.com/vi/yvuVFgDq7Js/maxresdefault.jpg)