E pyesin për golin e Bellinghamit, ylli i Zvicrës: Jo, i Shaqirit ishte më i miri!

Kombëtarja e Zvicrës u kualifikua në raundin e çerekfinaleve të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë.
Në konferencë për media sot u paraqit, Kwadwo Duah, i cili foli për ndeshjen e ardhshme të “Helvetikëve” që do jetë kundër Anglisë, shkruan Indeksonline
Ai mori një pyetje interesante nga gazetarët, se a ishte goli i Jude Bellinghamit si më i miri gjatë këtyre ndeshjeve.
Duah u përgjigj: “Jo, goli i Shaqirit ishte më i miri”.
Kujtojmë që Xherdan Shaqiri të vetëm ndeshje që e zhvilloi deri tani në Euro 2024, arriti të shënonte një eurogol ndaj Skocisë në barazimin 1:1 në fazën e grupeve./Indeksonline/