22 persona të arrestuar për incidente dhe vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona brenda 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve, 13 janë dërguar në qendrën e mbajtjes, një në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/