Shokon aktorja: “Nuk kam me çfarë t’i ushqej fëmijët, babai i tyre i blen dhurata dashnores”

ISH-çifti i aktrimit Alice Evans dhe Ioan Gruffudd i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2021 pas 13 vjetësh së bashku, por duket se marrëdhënia e ish-të dashuruarve është përkeqësuar edhe më shumë.
Siç shkruan britanikja Daily Mail, Alice ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj se nuk ia ka paguar ushqimin që nga muaji maj, për këtë arsye u gjend në probleme të mëdha financiare. Aktorja pretendon se nuk mund të paguajë qiranë apo të përballojë ushqimin, transmeton Indeksonline.
Në dokumentet ligjore të dorëzuara nga avokati i saj, më 1 korrik, thuhet se aktorja ka kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre të përbashkët, Ella 14-vjeçare dhe Elsie 10-vjeçare, por edhe se nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare nga babai i tyre që dy muaj.

Aktorja pohon gjithashtu se, ndërsa mezi ia del mbanë, Gruffudd gëzon një jetë luksoze me të fejuarën e tij të re Bianca Wallace dhe aktori dyshohet se i bleu vetes dhe Biancas ora të reja Rolex dhe i dha asaj një unazë të shtrenjtë fejese. Aktori ishte gjithashtu në një turne global promovues për publikimin e filmit Bad Boys: Ride or Die, në të cilin ai luan dhe në bazë të gjithë kësaj, Alice kërkon nga gjykata që të marrë një vendim që bashkëshorti i saj do t’i paguajë asaj dhe fëmijëve detyrimet e prapambetura të ushqimit.
“Alice aplikon për mirëqenie sepse nuk mund të mbajë veten dhe fëmijët. Seanca është caktuar për disa muaj dhe Alice nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë pa mbështetjen e burrit të saj”, tha avokatja e aktores, Janina Verano.
Gruffudd kërkoi një urdhër ndalimi ndaj ish-gruas së tij
Si për kujtesë, Evans dhe Gruffudd janë divorcuar, por kujdestaria dhe mbështetja e fëmijëve ende nuk janë rënë dakord.
“Lajm i trishtuar. Burri im i dashur/shpirt i dashur prej 20 vitesh, Ioan Gruffudd, ka njoftuar se po largohet nga familja e tij. Unë dhe vajzat tona të vogla jemi shumë të hutuar dhe të pikëlluar. Nuk na është dhënë një arsye tjetër përveçse ai “nuk e bën, më vjen keq”, shkroi ajo në janar 2021 në Twitter.
Gruffudd, i njohur për dramën ITV Liar dhe filmin Fantastic Four, doli në publik në tetor 2021 me të dashurën e re Bianca Wallace, një aktore që luajti rolin e një statistike në dramën Harrow. Ata tani jetojnë së bashku në Los Angeles. Evans jeton me vajzat e tyre Elsie dhe Ella.

Në qershor 2022, Alice filloi një faqe Go Fund Me duke kërkuar 25,000 dollarë për të paguar faturat. Gruffudd pretendoi se postimet e saj në mediat sociale ishin false dhe përbënin ngacmim dhe kërkoi një urdhër ndalimi.
Sipas urdhrit të gjykatës, Evans duhet të marrë vajzat në seancat individuale me një terapist një herë në javë dhe në seancat javore me babanë e tyre. Gjykata ka paralajmëruar prindërit që të mos sulmojnë njëri-tjetrin përballë vajzave gjatë terapisë./Indeksonline/