75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Florent Hasani shënon gol ndaj Mariborit në miqësore

Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rapid Bukuresht, po luan në transfertë përballë Maribor. Sfida momentalisht është 0-1 në favor të Rapidit.

Golin për këta të fundit e shënoi pikërisht Hasani në minutën e 24-të të sfidës. Pas një aksioni model nga ekipi rumun, ish-sulmuesi i Tiranës ia doli që me një goditje të fortë me të majtën të dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Përveç Hasanit, në 11-shen startuese në këtë sfidë është edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albion Rrahmani.