75 Mall Live Search
21:14 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ballkani e zyrtarizon transferimin e ”bomberit” nigerian

Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kampionin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Adetunji sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës sllovene, NK Celje.

Ai më së shumti njihet nga koha kur luante për skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkupi, ku pati dy sezone fantastike.

Sulmuesi nigerian sa ishte pjesë e Shkupit, kishte shënuar 36 gola në 64 ndeshje.

Madje ai kishte luajtur kundër Ballkanit në kualifikueset për Conference League, në vitin 2022./IndeksOnline/