Pas Abedinit, Ballkani ka gati “goditjen” e radhës në merkato

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani është duke bërë një merkato të fuqishme.
Dje gjatë ditës, kampioni aktual zyrtarizoi transferimin e Eris Abedinit, ish-mesfushorit të Kombëtares së Kosovës U21, shkruan Indeksonline
Flitet se skuadra e Ilir Dajës nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Transferimi i radhës pritet të jetë, Alfred Mensah.
24-vjeçari tani është “lojtar i lirë” – kurse së fundmi ishte te Partizani i Tiranës, ku zhvilloi në total 30 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe bëri vetëm një asist.
Vlera e futbollistit në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 250 mijë euro./Indeksonline/
