75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Pensionohet në moshën 37-vjeçare Jan Vertonghen

Futbollisti i njohur, Jan Vertonghen, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas aventurës në Euro-n 2024.

Belgjika e mbylli aventurën në fazën eliminim/direkt në Kampionatin Evropian, pas humbjes minimale 1:0 nga Franca, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi dhe kapiteni, Vertonghen përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po pensionohet nga Belgjika në moshën 37-vjeçar, por që vazhdon të luajë në nivel klubesh.

“Faleminderit për të gjitha. E jetova ëndrrën time”, ka shkruar Vertongheni në rrjetet sociale

Jan Vertongheni është pa klub, pasi e mbylli aventurën me Anderlechtin. Tani është “lojtar i lirë” dhe pritet që të bëhet me skaudër të re gjatë afatit të verës./Indeksonline/