Faleminderit! Toni Kroos pensionohet nga futbolli

Toni Kroos edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli.
34-vjeçari luajti ndeshjen e fundit, në humbjen e Gjermanisë nga Spanja, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Kroos ishte një mjeshtër i mesfushës, ku magjatitë e tij do ti mungojnë të gjithë sportdashësve.
Mesfushori gjerman muaj më parë kishte njoftuar pensionimin, ku e mbylli karrierën te Real Madridi duke fituar titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.
Kroos u rikthye edhe në kombëtaren gjermane, për ti ndihmuar ta fitonte Kampionatin Evropian, por fati nuk ishte me të, duke u eliminuar në çerekfinale./IndeksOnline/