75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / G T

Sa i pafat ishte, momenti kur Xherdan Shaqiri gati sa nuk shënoi nga korneri

Kombëtarja e Anglisë u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Zvicrën gjatë penalltive.

Në vazhdimin e dytë dhe në minutat e fundit, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte afër të shënonte një supergol, shkruan Indeksonline

Shaqiri bëri një goditje fantastike nga rivënja e këndit dhe gati sa nuk e befasoi portierin, Jordan Pickfordin.

Goditja e futbollistit “Helvetik” shkoi në shtyllë, duke dridhur “Tre Luanët”.

Kujtojmë që Zvicra eliminohet me kokën lartë, pasi zhvilloi një Euro 2024 fantastike, duke eliminuar kështu edhe kampionin aktual, Italinë./Indeksonline/