75 Mall Live Search
10:28 / E Diele, 07 Korrik 2024 / Gj. Sh

Xhaka pas eliminimit: Është e dhimbshme, krenarë me këtë grup

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar pas eliminimit nga Kampionati Evropian.

Helvetikët u mposhtën nga Anglia, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Xhaka përmes një postimi në Instagram tha se është e dhimbshme që ëndrra e tyre ka marr fund, por është krenar me grupin e lopjtarëve, trajnerin dhe tifozët zviceranë.

”Shumë krenarë për të gjithë këtë grup – shokët e skuadrës, trajnerët, stafin, tifozët.

Është e dhimbshme të dimë se ëndrra jonë e Euro 2024 ka përfunduar, por ne me të vërtetë i dhamë gjithçka. Ky është një grup i veçantë për të qenë pjesë dhe besoj vërtet se e ardhmja jonë është e ndritshme”, ka shkruar Xhaka./IndeksOnline/